Shumica e gjermanëve planifikojnë të udhëtojnë këtë vetë, pavarësisht pandemisë së koronavirusit, ka zbuluar një studim i fundit.
Dy në tre të anketuar (64 përqind) thanë se planifikojnë të udhëtojnë në muajt e ardhshëm. Nga kjo, një e treta (31 përqind) thanë se do të udhëtonin diku brenda Gjermanisë, 15 përqind thanë se dëshironin të shkonin jashtë vendit dhe 18 përqind thanë se planifikonin t’i kalonin pushimet si brenda ashtu edhe jashtë vendit, transmeton portal arbresh.info
Rreth 33 përqind e tyre thanë se nuk do të udhëtojnë.
Sondazhi u krye nga instituti i sondazheve të opinionit publik Forsa për RTL dhe ntv.
Ata që planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi, thanë se arsyea e vetme e vendimit për të mos udhëtuar është pandemia.
53 përqind thanë se janë të pasigurtë të udhëtojnë për shkak të pandemisë.
Një e katërta e të anketuarve deklarojnë se nuk planifikojnë të udhëtojnë për arsye financiare.
Nga ata që planifikonin të udhëtonin, më shumë se gjysma, 55 përqind, thanë se nuk kishin bërë ende ndonjë rezervim.
Në Gjermani hotelet dhe restaurantet janë duke u hapur.
Sondazhi u krye në 1002 persona midis 31 maj dhe 1 qershor, në një mostër përfaqësuese të popullsisë gjermane mbi moshën 18 vjeç./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...