Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabishvili këtë të mërkurë ka kërkuar nga eurodeputetët që t’i jepnin vendit të saj statusin e kandidatit për në BE, i cili do t’i jepte “mbrojtje kundër Rusisë”, ku sipas saj një gjë e tillë mund të ndodhte deri në fund të vitit.
Ndërkaq kujtojmë se në qershor të 2022, Bashkimi Evropian refuzoi t’i jepte Gjeorgjisë statusin, megjithëse ia dha Ukrainës dhe Moldavisë.
Sipas mediave të huaja Brukseli po i kërkon Tbilisit të bëjë përparim në pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Dua të shoh Gjeorgjinë të kapërcejë sfidat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të hyjë në rrugën e integrimit evropian. Dhe për ta bërë këtë, ka vetëm një mënyrë: që Gjeorgjia të marrë, deri në fund të vitit, statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Dhe unë jam optimiste“, tha Zurabishvili në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian.
Nga ana tjetër pritet që Komisioni Evropian të paraqesë raportin e tij mbi përparimin e bërë nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia tek vendet anëtare në vjeshtë për të vendosur hapat e ardhshëm për këto tre ish-republika sovjetike në procesin e gjatë të anëtarësimit.
Gjithashtu Zurabishvili theksoi se statusi i vendit kandidat do t’i jepte Gjeorgjisë ” mbrojtje kundër Rusisë”, e cila “ende zotëron” një pjesë të territorit të saj dhe po bën një “luftë hibride” kundër saj. Por ajo paralajmëroi se ekzistonte rreziku për ta lënë vendin e saj në një “zonë gri”./abcnews.al
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës