Dhuna në Sudanin Jugor tani është një gjenocid që është duke u kryer përgjatë linjave fisnore, ka thënë Sekretarja e Zhvillimit Ndërkombëtar, Priti Patel.
Ajo ka thënë në një intervistë që po ndodhin “masakra, fytet e njerëzve po priten”, transmeton portali arbresh.info.
Patel, e cila ka vizituar Sudanin Jugor këtë javë ka thënë që atje është një “politikë e tokës së djegur”, me fshatrat që digjen, gratë që përdhunohen e ushqimi që përdoret si armë lufte.
Ajo e përshkroi situatën në Sudanin e Jugut si “absolutisht të neveritshme dhe çnjerëzore”.
Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar muajin e kaluar, tha se Sudani i Jugut është duke përjetuar spastrimi etnik nga kryesisht forcat qeveritare. Raporti përshkroi vendin si në buzë të gjenocidit.
Sudani i Jugut është në luftë civile që nga dhjetori i vitit 2013./Arbresh.info
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër