Gjeniu indian nis universitetin në moshën 12-vjeçare

01:18 | 24 Maj 2016
Arbresh.info

Një 12-vjeçar nga Sacramento (SHBA) sapo është pranuar në Universitetin e Kalifornisë. Është fjala për gjeniun Tanishq Abraham, i cili thotë se ka në plan të studiojë inxhinieri biomjekësore dhe të marrë titullin doktor sapo të mbushë 18 vjeç.

Tanishq e ka nisur shkollën e mesme në moshën 7-vjeçare dhe është nderuar me çmime në lëndë si shkenca të përgjithshme, matematikë, fizikë dhe gjuhë të huaja.

Profesorët fillimisht nuk donin ta pranonin në kolegj, por më në fund një prej tyre ra dakord me kushtin që mësimet me të t’i ndiqte edhe e ëma, një mjeke veterinere.

Dy vjet më parë, gjatë një fjalimi për “TedX”, Tanishq është shprehur se njerëzit duhet të shkojnë në universitet atëherë kur e ndiejnë veten gati dhe jo kur kanë mbushur moshën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme