As nota e protestës së qeverisë shqiptare nuk i ka ndryshuar mendjen. Ministri britanik për emigracionin, Robert Jenrick, nuk është penduar për gjuhën e ashpër dhe diskriminuese ndaj emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, madje insiston se nuk bëri asgjë të gabuar.
Në një video te publikuar gjate fundjavës, ai bënte thirrje qe policet kufitare të gjejnë shqiptaret dhe t’i dëbojnë ata. Gjatë një interviste për një media britanike, prezantuesi Nick Ferrari, i thotë ministrit se ka ofenduar shqiptarët duke pretenduar se janë të gjithë kriminelë dhe se nuk ka diferencuar emigrantët e ligjshëm nga ata të paligjshëm.
Përgjigja e zyrtarit të qeverisë së Londrës ishte se do të vazhdojë pa pushim bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për të zbatuar planin për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.
“Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë dallimin mes diasporës shqiptare në këtë vend, të cilët i respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi, shtetasve britanikë me prejardhje shqiptare dhe atyre që vijnë këtu ilegalisht dhe atyre që vijnë këtu ilegalisht me gomone. Është absolutisht e drejtë që qeveria të ketë një linjë të ashpër ndaj saj dhe është një fokus I veçantë I imi dhe I kryeministrit për të zvogëluar fenomenin, në të cilin ne dëshmuam vitin e kaluar një numër të madh shqiptarësh të vinin ilegalisht. Shqipëria është një vend I sigurt!”, tha Jenrick./A2CNN/
Rama pret në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, pranon dhu...
Buja thotë se nuk kanë pasur organe të hetuesisë ose gjykata...
Konjufca uron Trumpin: ShBA-ja është kryealeati ynë, mezi pr...
Butragueno zbulon nëse Real Madridi do të bëjë transferime n...
Përurohet nisja e punimeve që e lidh Pallatin e Rinisë me la...
Personi i plagosur sot në lagjen Kodra e Trimave është në gj...