Gjenevë, fillojnë bisedimet ‘5+1’ mbi Qipron në OKB

00:01 | 28 Prill 2021
Trina Galanxhi

Një takim jozyrtar mbi Qipron ka filluar në Gjenevë me shefin e Kombeve të Bashkuar (OKB) që synon të arrijë “një gjuhë të përbashkët” midis palëve për rinisjen e negociatave për një zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjes së gjatë me dekada, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e shërbimit informativ të OKB-së (UNIC), Alessandra Velluci, tha se “takimi jozyrtar 5+1 mbi Qipron në Gjenevë tani ka filluar zyrtarisht” me një takim dypalësh midis sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentit të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar.

Velluci tha se këto bisedime më vonë do të ndiqen me një takim midis shefit të OKB-së dhe liderit të administratës së Qipros Greke, Nicos Anastasiades, në ‘Hotel InterContinental’ të Gjenevës, jo larg nga ‘Palais des Nations’, selia evropiane e OKB-së.

Guterres në mbrëmje organizon një pritje për krerët e delegacioneve me një prani të madhe të forcave policore rreth hotelit.

Delegacioni turk udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.

Seanca plenare e bisedimeve do të fillojë nesër.

Para bisedimeve, zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric, tha se “sekretari i përgjithshëm është realist, kjo është një çështje që ai e njeh mirë dhe më parë ai ka marrë pjesë në diskutime”.

Ai tha se Guterres vendosi të thërrasë këtë “takim jozyrtar” pas konsultimeve gjatë disa muajve të fundit.

“Siç kemi thënë vazhdimisht, qëllimi i këtij takimi jozyrtar do të jetë për të përcaktuar nëse ekziston një bazë e përbashkët për palët për të negociuar një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Qipros brenda një horizonti të parashikueshëm”, tha Dujarric.

Takimi do të mbahet nga 27 prilli deri më 29 prill me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, respektivisht me Turqinë, Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Zëdhënësi i OKB-së njoftoi se përfaqësuesi i palës së Qipros Greke, Anastasiades, ai i palës së Qipros Turke, Tatar, Çavuşoğlu i Turqisë, kryediplomati grek, Nikos Dendias, sekretari britanik i jashtëm, Dominic Raab, si dhe Guterres kryesojnë delegacionin.

Duke folur mbi formatin ‘5+1’, Dujarric tha se “Në thelb janë udhëheqësit e dy komuniteteve, si dhe Greqia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ky format vërtet në precedentin historik”, tha Dujarric, duke folur për formatin e takimit ‘5+1’.

Qiproja ka qenë e kapluar nga një mosmarrëveshje të gjatë me dekada midis qipriotëve grek dhe turq, pavarësisht disa përpjekjeve diplomatike nga OKB-ja për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Ishulli është i ndarë që nga viti 1964, kur sulmet etnike detyruan qipriotët turq të tërhiqen nga enklava për sigurinë e tyre. Në vitin 1974, një grusht shtet nga qipriotët grek çoi në ndërhyrjen ushtarake të Turqisë si një fuqi garantuese. TRNC-ja u themelua në vitin 1983.

Administrata e Qipros Greke, e mbështetur nga Greqia, në vitin 2004 u bë anëtare e Bashkimit Evropian (BE), megjithëse shumica e Qipros Greke hodhën poshtë një plan të zgjidhjes së OKB-së në një referendum në po të njëjtin vit, i cili parashikonte një Qipro të ribashkuar në BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme