Komandanti i lartë ushtarak i ngarkuar me forcat e NATO-s dhe të SHBA-ve në Europë kërkon më shumë trupa dhe automjete të blinduara në kontinekt, për të kundërshtuar ‘rilindjen e Rusisë’.
Gjenerali Curtis M. Scaparrotti akuzoi Rusinë për kërcënimin e sigurisë rajonale dhe globale, transmeton portali arbresh.info.
Gjenerali Scaparotti, kreu i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) – përgjegjës për të gjitha forcat amerikane në Evropë, si dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në një konferencë përpara Senatit ka thënë ‘se përballemi me strategjinë më dinamike në historinë e kohëve të fundit në Europë’.
“Në lindje, një rilindje e Rusisë do të thotë minim i rendit global ndërkombëtar të udhëhequr nga Perëndimi dh eta rifitojë veten si një fuqi globale”, ka thënë ai.
Dy brigada ushtarake amerikane janë vendosur në mënyrë të përhershme në Europë: Regjimenti i 2-të Cavalry në Gjermani dhe 173th Airborne në Itali./Arbresh.info
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë