Në një seri telefonatash, gjenerali i lartë amerikan foli me homologun e tij rus dhe aleatët e NATO-s të premten, ndërsa Pentagoni njoftoi se 3 mijë trupa ushtarake do të nisen për në Poloni gjatë ditëve në vijim.
Gjeneral Mark Milley foli për “çështjet shqetësuese të lidhura me sigurinë” me gjeneralin e shtabit të përgjithshëm rus Valery Gerasimov, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Që të dy kanë rënë dakord që të mbanin secret detajet e telefonatës private.
Pak përpara se thirrja të publikohej, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan paralajmëroi se një pushtim rus i Ukrainës mund të ishte i pashmangshëm dhe u tha qytetarëve amerikanë të largoheshin nga vendi brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme.
Bisedat telefonike u përqëndruan në “koordinimin e vazhdueshëm gjatë rregullimit të qëndrimit të forcës së SHBA në Europë”./arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...