Gjenerali i lartë amerikan, Joseph Dunford, do të takohet me homologun e tij rus, Valery Gerasimov, për të diskutuar situatën në Siri, ku të dyja shtetet, së bashku me Iranin dhe Turqinë kanë qenë të përfshira ushtarakisht në luftën civile tetëvjeçare të shtetit të Lindjes së Mesme.
Dunford, i cili është shef i shtabit të përbashkët dhe Gerasimov, shef i përgjithshëm i ushtrisë ruse, do të diskutojnë edhe për çështje tjera, kur të takohen në Vjenë më 4 mars, ka njoftuar zëdhënësi, Patrick Ryder.
“Të dy liderët ushtarakë do të diskutojnë uljen e mundësisë së ndonjë konflikti dhe operacionet ruse në Siri, duke mos harruar edhe pikëpamjet rreth marrëdhënieve ushtarake SHBA-Rusi dhe situatën e sigurisë në Evropë”, ka thënë zëdhënësi, koloneli, Patrick Ryder.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka befasuar ligjvënësit amerikanë dhe aleatët ndërkombëtarë në muajin dhjetor kur ka njoftuar se synon të tërheqë të gjithë 2,000 trupat amerikane nga Siria. Presidenti amerikan pati thënë se trupat nuk janë më të nevojshëm duke siguruar se kryengritësit e grupit militant, Shteti Islamik (IS) tani janë mposhtur.
Republikanë, demokratë dhe disa zyrtarë të huaj kanë kritikuar këtë vendim, duke përmendur faktin se aleatët kurdë do të mbesin nën mëshirën e forcave turke dhe një tërheqje e tillë e trupave amerikane përbën fitore për Rusinë dhe Iranin.
Shtëpia e Bardhë ka qartësuar muajin e kaluar planet për forcat amerikane, duke thënë se në Siri do të vazhdojnë të qëndrojnë 400 “paqeruajtës”, në mënyrë që t’iu ndihmojnë kurdëve në Siri.
Rusia, së bashku me Iranin, kanë ofruar mbështetje vendimtare për Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile që është zhvilluar në këtë shtet.
Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme rebele.
Marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Uashingtonit dhe ushtrive të tyre janë dëmtuar rëndë më 2014, pas vendimit të Rusisë për të aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, si dhe për mbështetjen që u ka dhënë separatistëve në lindje të Ukrainës.
Dunford dhe Gerasimov janë takuar edhe më 2018, teksa të dyja panët kanë tentuar të ulin tensionet dhe të rikthejnë komunikimin.
Këto shtete kanë mospajtime edhe lidhur me vendimin e SHBA-së për t’u larguar nga Traktati për Armë Bërthamore, me arsyetimin se Moska ka shkelur këtë pakt që daton nga viti 1987.
Rusia, e cila ka hedhur poshtë këto akuza, ka thënë se po ashtu do të tërhiqet nga Pakti për Armët Bërthamore, e cila u ndalon të dyja shteteve, zhvillimin, prodhimi dhe pozicionimin e raketave balistike me rreze mes 500 deri në 5,500 kilometra./rel
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...