Mediat turke janë duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me sovranitetin e disa ishujve grekë përballë tokës turke, ndërkohë që krerët e shtetit kanë paralajmëruar edhe përdorimin e forcës për “t’i detyruar grekët që të zbatojnë Traktatin e Lozanës”, i cili parashikon që në këto ishuj të mos vendosen forca apo teknikë ushtarake.
Duke folur për mediat greke, Gjeneral Majori grek Lambros Tzoumis tha se Turqia ka planifikuar edhe një përballje ushtarake me Greqinë dhe kjo sipas tij mund të ndodhë deri në vitin 2023, kur edhe do të zhvillohen zgjedhjet elektorale në këtë shtet.
“Ata (turqit sh.r) kërkojnë negociata, por ne nuk mund të ulemi në tavolinë dhe të negociojmë sovranitetin e ishujve tanë. Këto janë kërkesa absurd. Ata janë duke përgatitur një përplasje ushtarake dhe unë mendoj se do të ndodhë deri në vitin 2023, kohën e saktë nuk mund ta themi”, tha ai duke shtuar se ushtria greke nuk i frikësohet Turqisë. /abcnews.al
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç