Shkruan: Wesley K. Clark
Janë bërë më shumë se dy dekada qëkur kam punuar me Richard Holbrooke dhe ekipin tonë për të negociuar një fund të luftës në Bosnjë. NATO vendosi trupat dhe më pas veproi për të ndaluar spastrimin etnik të serbëve në Kosovë.
Tani, tri shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia) janë bërë anëtarë të NATO-s. Kroacia dhe Sllovenia u janë bashkuar Bashkimit Evropian. Kosova tani është një shtet i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve e kanë hedhur prapa krahëve këtë konflikt brutal si një problem të zgjidhur.
Mjerisht, kjo nuk është e vërtetë. Zvarritja e konflikteve politike mbi karakterin etno-fetar të këtyre kombeve vazhdimisht kërcënon të metastasizohet në krizat kombëtare dhe rajonale, duke e bërë rajonin një objektiv kryesor për ndërhyrje nga fuqitë e huaja. Një përzierje e ndezshme e qeverisjes së dobët, stagnimit ekonomik dhe institucioneve të dobëta demokratike ka lënë një minoritet të vogël, por të rëndësishëm, të prekshëm nga rekrutimi i xhihadistëve të dhunshëm. E gjithë kjo e lë rajonin të pjekur për shfrytëzim nga organizatat terroriste dhe ndërhyrjet nga të huajt, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Turqinë.
Për të keqësuar gjërat, rajoni është duke vuajtur nga neglizhenca e demokracive që ishin instrumentale për t’i dhënë fund luftërave jugosllave. Duke besuar që e ardhmja demokratike e Ballkanit është në anëtarësimin në BE, Shtetet e Bashkuara ua kanë dorëzuar përgjegjësinë për zhvillimin politik, institucional dhe ekonomik Brukselit. Megjithatë, inercia politike brenda BE-së ka mbajtur Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur në krahë. Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa flenë, fuqitë e tjera po përmenden.
Kremlini vazhdimisht po rritë ndikimin. Rusët janë duke punuar për të nxitur ndjenja anti-BE dhe anti-NATO. Ata po përkrahin grupe ekstremiste (njëra prej të cilave është nën hetime në Bosnjë për aktivitete të dyshuara paramilitare) dhe po shpërndajnë ndihmë të shënjestruar ushtarake. Kremlini gjithashtu ka nxitur flakët e ndarjes etnike përmes fushatave të dezinformimit që mbajnë popullata të krishtera ortodokse kundër myslimanëve, duke synuar qëllimisht tensionet që ushqyen luftërat jugosllave të viteve 1990.
Ndërkohë, Turqia dhe shtetet e Gjirit gjithashtu janë duke investuar shumë në Ballkanin Perëndimor. Turqia është investitori i trettë më i madh në Bosnjë, dhe udhëheqësi kryesor i partisë politike myslimane udhëton rregullisht në Stamboll për foto me autoritarin turk presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Arabia Saudite dhe fqinjët e saj në Gji janë fokusuar në kontributet e tyre në mbështetjen e organizatave fetare, ndërtimin e xhamive të reja dhe ofrimin e instruksioneve religjioze për imamët lokalë. Interpretimi strikt vehabist i Islamit është shpesh baza e trajnimeve të tilla që ka shumë pak lidhje me traditën e moderuar që është praktikuar në Ballkan për shekuj , dhe është lidhur me rritje të fundamentalizmit në rajon.
Një shifër prej rreth 1,000 luftëtarëve të huaj (kryesisht nga Kosova dhe Bonja) kanë luftuar me Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Edhe pse një numër i luftëtarëve të huaj nga Ballkani është duke rënë, ambienti në të cilin këta individë janë radikalizuar, dhe ndjeshmëritë për rekrutim në mesin e segmenteve të pakënaqura të popullatës, vazhdojnë të jenë një brengë. Problemi me riintegrimin e luftëtarë të kthyer paraqet një sfidë edhe më të vështirë.
Së fundi, Kina gjithashtu po kërkon të shtojë ndikimin e saj në rajon. Nën iniciativën e saj “Një Rrip, Një Rrugë”, Pekini është gati të sigurojë investimet masive të nevojshme për të ndërmarrë projekte të infrastrukturës së nevojshme në Ballkan. Por, e kemi parë në Afrikë, se investimet e tilla gati gjithmonë vijnë me një bisht.
Është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të mbeten të përkushtuara ndaj Ballkanit Perëndimor – me një theks të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike në mënyrë që qeveritë të mund të adresojnë nevojat e qytetarëve të tyre.
Një zonë e tregtisë së lirë e Ballkanit Perëndimor e propozuar kohët e fundit nga udhëheqësit e rajonit mund të jetë një hap në drejtimin e duhur. Por një iniciativë e tillë nuk duhet të shihet si një zëvendësim për garancitë e mundshme që duhet të sigurohen nga NATO dhe BE-ja. Një hartë e qartë e rrugës drejt pranimit të BE do t’u ofronte vendeve në rajon me nxitjet për të bërë reformat e nevojshme politike dhe ekonomike, për të rritur bashkëpunimin e tyre dhe për të adresuar tensionet ndëretnike në rritje.
Natyrisht, përpjekjet e tilla kanë nevojë për të siguruar mbështetje popullore që të ecin përpara, një sfidë kjo në rajonin ku popullata mbetet e ndarë në qëndrimet ndaj institucioneve si NATO.
Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit, edhe pse boshnjakët e prejardhjeve serbe, kroate dhe myslimane janë të ndarë në shumë çështje, ata janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre me Shtetin Islamik dhe dëshirën e tyre për të trajtuar problemet ekonomike. Anëtarësimi në NATO do të ishte më i lehtë për t’u shitur serbëve etnikë të rajonit (që priren të jenë pro-rusë dhe anti-NATO) nëse anëtarësimet ngriten duke ndihmuar në nxitjen e stabilitetit më të madh rajonal.
Mund të sigurohemi që miliarda dollarë të taksapaguesve të investuar në këtë rajon nuk u humbën duke mbështetur punën e zbatuesve të zhvillimit të demokracisë, si Instituti Kombëtar Demokratik dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan. Ne kemi parë rëndësinë e vazhdueshme të këtij lloji të punës me iniciativa të tilla si Task Forca e sapo krijuar kundër ekstremizmit, e cila po ndihmon ligjvënësit në Bosnjë të përshtaten me sfidën gjithnjë në lëvizje të ekstremizmit të dhunshëm.
Ne kemi shumë mjete në dispozicionin tonë për të shmangur destabilizimin rraskapitës në Ballkanin Perëndimor. Le të sigurohemi që ne të mos e humbim investimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në këtë rajon të trazuar dhe ta ripërtërijmë angazhimin tonë për të ndihmuar këto demokraci të reja për të arritur potencialin e tyre të plotë.
Gjenerali në pension Wesley K. Clark është një ish-komandant suprem aleat i NATO-s. Ai është një anëtar i lartë në Qendrën Burkle UCLA për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe drejtor i Wesley K. Clark & Associates.
Përktheu dhe përshtati:/Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit