Gjenerali britanez paralajmëron shtetasit e tij që luftojnë përkrah ISIS-it: Do t’ju vrasim

20:22 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një oficer i lartë ushtarak në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar shtetasit e tij që luftojnë për Shtetin Islamik se ‘do t’ju gjejmë dhe t’ju vrasim’.

Gjatë një vizite në Londër, Gjeneral Major, Rupert Jones tha se grupi terrorist ‘ e di mirë fatin që i pret’, transmeton portali arbresh.info.

“Ne si koalicion ndërkombëtar e kemi shumë të qartë se ata që janë duke shkuar për të luftuar përkrah ISIS-it dhe që vrasin të pafajshëm, do të vriten”, ka theksuar ai.

Pavarësisht paralajmërimit, ai tha se numri i luftëtrave të huaj që shkojnë në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar ISIS-it ka rënë, pasi sipas tij, tashmë dihen mirë ‘objektivat e grupit terrorist’.

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kanë vrarë 45 mijë luftëtarë që nga fillimi i fushatës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme