Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton me Shtetin Islamik, nuk ka informata konkrete nëse lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur apoi gjallë, ka deklaruar Gjenerali i lartë amerikan, transmeton portali arbresh.info
“Pavarësisht nga të gjitha raportët, unë nuk jam në gjendje të konfirmoj ose të mohoj asgjë rreth tij. Ende nuk mund të konfirmoj nëse ai ka vdekur, apo nëse është gjallë. Më lejoni vetëm të them, që shpresoj shumë që kjo të ketë qenë goditja e fundit ndaj tij”, ka thënë Gjeneral- lejtnant Stephen Townsend.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se ka marrë “informacione të konfirmuara” nga burime brenda grupit militant Shteti Islamik, se lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, është i vdekur.
Në një deklaratë të lëshuar të martën, kreu i Vëzhguesit, Abdel Rahman, tha se Baghdadi ka vdekur në provincën Deir al-Zor në lindje të Sirisë, por nuk saktësoi kur apo si./Arbresh.info
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...