Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, ka dekalruar se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë do të ishte “tmerr” i vërtetë dhe se kjo do të dërgonte në një numër të konsiderueshëm viktimash.
Gjenerali Milley e përshkroi dërgimin e 100 mijë trupave ushtarake ruse pranë kufirit të Ukrainës si më të madhin që nga Lufta e Ftohtë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se konflikti mund të shmanget ende përmes dimplomacisë.
Rusia ka mohuar se ka për qëllim që të pushtojë Ukrainën, ndërsa ka theksuar se mbështetja amerikane për Ukrainën është një kërcënim.
Në një konferencë shtypi në Pentagon të premten, gjenerali Milley – oficeri më i lartë ushtarak i presidentit amerikan Joe Biden – paralajmëroi se shkalla e forcave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën nënkuptonte se një sulm do të kishte pasoja të rënda.
“Nëse do të ndodhë në Ukrainë, është e rëndësishme që të theksojmë se do të rezultonte me një numër të konsiderueshëm viktimash”, tha ai.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin tha se SHBA-të do të përkushtohen për të ndihmuar Ukraninë në mbrojtje e territorit, duke përfshirë më shumë armatim.
“Konflikti nuk është i pashmangshëm. Ka ende kohë dhe hapësirë për diplomacy”, tha Austin, duke i bërë kështu thirrje Presidentit rus, Vladimir Putin që të ul tensionet.
Në fillim të kësaj jave, Pentagoni ka deklaruar se mbi 8 mijë trupa ushtarake janë në gjendje gatishmërie në rast të eskalimit të situatës./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...