Google ADS

Gjeneralët francezë paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

23:47 | 26 Prill 2021
Trina Galanxhi

Njëzet gjeneralë të pensionuar dhe shumë ish-oficerë kanë shkaktuar një zemërim politik në Francë pasi i bënë thirrje Presidentit Emmanuel Macron të ndalonte vendin nga rënia në kaos dhe “luftë civila” nga islamikët.

Letra e nisur nga ean-Pierre Fabre-Bernadac, një gjeneral i xhandarmërisë në pension dhe e nënshkruar nga 80 oficerë të tjerë në pension, i kanë nisur një letër të hapur Presidentit Emmanuel Macron, transmeton portali arbresh.info

Mbështetur fuqimisht nga Marine Le Pen, udhëheqëse e ekstremit të djathtë të Mitingut Kombëtar dhe kandidatit presidencial, teksti u hodh poshtë këtë javë nga qeveria e Macron dhe u quajt një letër e nisur “nga nja bandë pensionistësh që përfaqësojnë vetëm veten e tyre”.

Sipas qeverisë së Macron letra nuk të kujtontë asgjë më shumë se puçin në Algjeri.

Megjithatë, letra ka nxitur shkëndija të zjarrit politik, një vit para zgjedhjeve presidenciale, ku temë kryesore pritet të jetë siguria dhe imigracioni.

“Franca është në rrezik. Disa rreziqe të vdekshme po e kërcënojnë atë ”, shkruan gjeneralët. “Edhe në pension, ne mbetemi ushtarë të Francës dhe në rrethanat aktuale nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të vendit tonë të bukur”.

Macron është vënë nën një breshëri kritikash për qasjen e tij të perceptuar të dobët ndaj imigracionit dhe sigurisë gjatë ditëve të fundit.

Sondazhet kanë gjetur se 65 përqind e francezëve mendojnë se qeveria e tij ka dështuar mbi krimin./arbresh.info/

Të ngjashme