Sistemi shëndetësor në Indi gjendet para kolapsit për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve me korona.
Numri i infeksioneve të reja me coronavirus të regjistruara brenda një dite në Indi po rritet më shumë se në çdo vend tjetër të botës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Nju-Delhi katër ditët e fundit janë infektuar me virusin Covid-19 më shumë se një milion vetë.
India me 1.3 miliardë banorë po përballet prej javësh me një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve.
Në vend ka më shumë se 16 milionë vetë të infektuar dhe në këtë mënyrë India renditet e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarisht prej coronavirusit në Indi kanë vdekur më shumë se 186,000 vetë.
Por ekspertët supozojnë se ka një numër dukshëm më të lartë rastesh të paraportuara.
Gjendje apokaliptike
Vala e dytë dramatike e infeksioneve po e çon sistemin shëndetësor në prag të kolapsit.
Sipas autoriteteve, perëndimi dhe veriu i Indisë si dhe kryeqyteti Nju-Delhi janë zonat më të prekura.
Në spitale ka mungesë shtretërish, oksigjeni mjekësor, mungesë ilaçesh dhe testesh.
Përpara shumë spitaleve ambulancat me pacientë me korona presin në radhë të gjata që të lirohet ndonjë shtrat.
Administratat e spitalit si dhe të afërmit e pacientëve të sëmurë rëndë kërkojnë urgjentisht ndihmë.
Në krematoriume dhe varreza ka pirgje me të vdekurit nga coronavirusi.
Spitalet janë “të mbushur 200 për qind”, ka thënë në një intervistë për DW mjeku Shuhin Bajaj, themelues dhe drejtori i grupit Ujala-Cygnus që numëron 13 spitale.
“Situata është apokaliptike, ne kemi një mungesë të madhe shtretërish, oksigjeni dhe ilaçesh të domosdoshme”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...