Gjendja e vendeve me koronavirus në botë

10:30 | 18 Prill 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekur globalisht ka arritur në 150,000: COVID-19  ka marr jetën e më shumë se 154,000 personave në të gjithë botën, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2.24 milionë, sipas Universitetit të Johns Hopkins.

Kur duhet SHBA të hap kufijtë? Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar udhëzime për të ndihmuar shtetet të lirojnë kufizimet, pasi infeksionet e përgjithshme të vendit kanë kaluar 700,000. Ai tha se disa guvernatorë që po zbatojnë udhëzimet federale për urdhrin e qëndrimit në shtëpi është “shumë i vështirë”.

Teksas synon të jetë shteti i parë që të rihap kufijtë : Guvernatori Greg Abbott njoftoi se po këshillohet me një grup ekspertësh mjekësorë dhe ekonomikë – të quajtur  “Strike Force to Open Texas” – se si të rihap shtetin pas pandemisë. Planet për të rinisur biznesin nuk do të vijnë deri më 27 prill dhe Abbott theksoi se ato do të përcaktohen nga “ të dhënat dhe nga mjekët”.

Numri i të vdekurve në Spanjë: Tani janë regjistruar rreth 20,002 të vdekur nga koronavirusi që ka goditur Spanjën, kurse numri i të infektuarve ka arritur në 190,839. Edhe pse Spanja vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve në Evropë, Madrid është duke diskutuar mënyrën se si vendi të rihapet nga pandemia.

Japoni: Një kombinim i infeksioneve në rritje dhe mungesa e pajisjeve mjekësore ka bërë që Japonia të ketë vështirësi në shmangien e epidemisë në shkallë më të lartë, shkruan arbresh.info

Nigeri: Abba Kyari, shefi i stafit të presidentit të Nigerisë Muhammadu Buhari, ka vdekur të premten pasi është testuar pozitiv nga koronavirusi. Nigeria ka regjistruar 493 të infektuar dhe 17 të vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme