Gjendja e krijuar në Evropë nga koronavirusi

09:10 | 22 Mars 2020
Arbresh.info

Evropa është kontinenti më i prekur nga koronavirusi momentalisht.

Ja çfarë është duke ndodhur në Evropë :

Itali: Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 793 të vdekur , duke bërë që numri i të vdekurve në total të rritet në 4,825 të vdekur. Së paku 53,578 janë infektuar me koronavirus në Itali.

Britania e Madhe: Janë konfirmuar më shumë 5000 raste me koronavirus në Britaninë e Madhe. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar më shumë se 1000 raste. Në Britani janë regjistruar 233 të vdekur kurse 72,818 të testuar shkruan arbresh.info

Spanja: Kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, ka deklaruar se e keqja ende nuk ka ardhur. Ai ka paralajmëruar spanjollët të shtunën që të qëndrojnë të fortë pasi e keqja ende nuk ka ardhur. “Ne duhet të përgatitemi fizikisht dhe emocionalisht… Rreziku është në çdo vend,” tha ai.

Gjermania: Gjermania po trajton të infektuarit me koronavirus nga regjioni francez Alsace- regjion ky që kufizohet me Gjermaninë.

Berlin: Berlini ndalon tubimet me më shumë se 10 persona. Të shtunën, Berlini ka limituar tubimet deri në 10 persona. Restaurantet në qytet mund të ofrojnë vetëm shërbime “Take out” – merr me vete ose dërgesa. Qyteti i Berlinit ka regjistruar 866 raste me koronavirus dhe 1 të vdekur.

Franca: Në Francë është rritur dukshëm numri i të vdekurve që nga shpërthimi i COVID-19. Në Francë janë raportuar 562 të vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme