Erdogan pati premtuar se nëse do t’i fitonte zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit do ta shfuqizonte gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur prej vitit 2016-të, pas një grushti shteti të dështuar.
Erdogan, dhe partneri i tij qeverisës ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, kur periudha e saj aktuale tremujore të skadojë në korrik.
Erdogan fitoi me 53% të votave duke e zgjatur mandatin e tij së paku deri në vitin 2023.
Gazeta pro-qeveritare Sabah raportoi se Erdogan dhe udhëheqësi i partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahceli, ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme.
Kritikët thonë se Erdogani e ka shfrytëzuar atë për të heshtur zërat kritikë. Sipas Ankarasë, ajo ka qenë e nevojshme për të shmangur kërcënimet për sigurinë./tch/
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...