Astronomët kanë zbuluar për herë të parë ujë në atmosferën e një planeti që orbitën brenda një zone të banueshme të një ylli të largët.
Gjetja e bën botën – e cila quhet K2-18b – një kandidat të besueshëm në kërkimin e jetës së huaj, transmeton portali arbresh.info.
Brenda 10 viteve, teleskopët e rinj hapësinorë mund të përcaktojnë nëse atmosfera e K2-18b përmban gazra që mund të prodhohen nga organizmat e gjallë.
Detajet u botuan në revistën shkencore Nature Astronomy.
Shkencëtarja kryesore, Prof Giovanna Tinetti i University College London (UCL) e përshkroi zbulimin si të “jashtëzakonshëm”.
“Kjo është hera e parë që kemi zbuluar ujë në një planet në zonën e banueshme rreth një ylli, ku temperatura është potencialisht e përputhshme me praninë e jetës”, tha ajo.
Zona e banueshme është rajoni rreth një ylli ku temperaturat janë mjaftueshëm beninje që uji të ekzistojë në formë të lëngshme në sipërfaqen e një planeti./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...