Google ADS

Gjendet trupi i vajzës së vogël italiane që u rrëmbye dje në Catania

12:30 | 14 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Është gjetur trupi i vajzës Elena Del Pozzo, pesëvjeçare, rrëmbimi i së cilës u raportua dje në Tremestieri etneo, në zonën e Catanias.

Trupi i vajzës së vogël është gjetur nga nëna e saj, Martina Patti, 23 vjeçe, e cila dje u tha hetuesve se vajzën e saj të vogël “ia kishte marrë një bandë prej tre personash me maska”, shkruan Corriere, transmeton portal arbresh.info

Trupi është gjetur 200 metra larg shtëpisë së nënës së vajzës.

Babai i Elenës së vogël gjithashtu ka arritur në vendin e ngjarjes, i cili edhe ka shpërthyer në lot nga ngjarja tragjike.

Prindërit e Elenës jetonin të ndarë për shkak të problemeve personale gjatë kohëve të fundit, thekson gazeta italiane.

Karabinierët kanë theksuar se kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, por deri me tani nuk është gjetur asnjë dëshmirat për rrëmbimin e dyshuar të Elenës.

Nëna e vajzës ka rënë në kontradiktë gjatë marrjes në pyetje të natës, ku kishin përfshirë edhe babain, gjyshërit dhe xhaxhallarët e fëmijës. Sipas një burimi pranë hetuesve, vetë fakti që në pamjet e kamerave nuk u gjet asgjë e dyshimtë, bën dyshuesën e parë nënën e vajzës.

Hetimet mbi ngjarjen tragjike janë ende duke vazhduar./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Tre persona me maska i grabisin nënës vajzën e mitur nga makina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme