Kryetari i Seulit, Park Won-soon personi i dytë më i fuqishëm në Korenë Jugore, është gjetur pa shenja jete në një pjesë malore në kryeqytet.
Trupi i Park Won-soon është gjetur në malin Bukak, pas mesnatës. Zona është shumë afër vendbanimit të tij zyrtar në Jongno-gu.
Policia nuk ka bërë të ditur detaje të tjera për vdekjen e tij, me qëllim të mbrojtjes së privatësisë së tij.
Prapa tij nuk ka lënë asnjë shënim se mund të ketë kryer vetëvrasje. 64 vjecari së pari u shpall i humbur nga vajza e tij të enjten në mbrëmje.
Për 7 orë, më shumë se 600 oficerë policie dhe zjarrfikës, së bashku me 3 qen shpëtimi, kanë kërkuar në të gjithë qytetin për të. Trupi i tij u gjet nga një qen shpëtimi dhe më pas u identifikua nga zjarrfikësit./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030