Gjendet skeleti i një balene mijëra vite i vjetër në Tajlandë

23:40 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në shtetin e Azisë Juglindore, Tajlandë është gjetur skeleti i një balene që mendohet të jetë midis 3.000-5.000 vite i vjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, skeleti është gjetur në mënyrë të mbrojtur në fund të detit 12 kilometra në ujërat e kryeqytetit Bangkok. Skeleti është i llojit që njihet si “Balena Bryde”.

Skeleti pritet të sigurojë të dhëna të rëndësishme për hulumtuesit nga ndryshimi i nivelit deri në biodiversitet.

Studiuesi i gjitarëve detarë në Universitetin Kombëtar të Singaporit, Marcus Chua tha se skeleti është një “gjetje e rrallë”. “Ky zbulim do të jetë një dritare e hapur në të kaluarën për shkencëtarët”, u shpreh ai.

Muajin e ardhshëm pritet të bëhet testi i karbonit që të përcaktohet mosha e skeletit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme