Gjithçka falë teknologjisë së plakjes së fytyrës
Një i ri i cili u rrëmbye kur ishte i vogël u ribashkua me familjen e tij pas 18 vjetësh, pasi policia arriti ta gjente falë përdorimit të teknologjisë së plakjes së fytyrës.
Yu Weifang, sot 21 vjeç, i takoi prindërit e tij këtë muaj, gjithçka falë inteligjencës artificiale, një aplikacioni të ngjashëm më FaceApp të krijuar nga gjiganti teknologjik kinez, Tencent.
Policia e përdori teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej tani 21-vjeçari dhe pamjen e tij e krahasoi me një bazë të dhënash me mijëra persona.
Pasi përzgjodhën rreth 100 kandidatë potencialë, oficerët arritën të shkonin tek studenti 21-vjeçar.
“Kur e gjetëm, refuzoi të besonte se ishte fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja përputhej me atë të prindërve të tij biologjikë”, tha një prej hetuesve.
Weifang u zhduk në vitin 2001, pranë një kantieri ndërtimi ku punonte i ati i tij. Pavarësisht kërkimeve dhe një shpërblimi të ofruar në atë kohë, prindërit e tij nuk arritën ta gjenin. Policia vijon të hetojë rastin në fjalë, megjithatë ende nuk kanë arritur të gjejnë personat që e rrëmbyen 21-vjeçarin.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...