Motra më e vogël e Mbretëreshës Maxima të Holandës është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Argjentinë.
Vdekja e 33 vjeçares Ines Zorreguieta është konfirmuar nga departamenti i komunikimit në kuadër të mbretërisë, transmeton portali arbresh.info.
Mbretëresha Maxima që është me prejardhje argjentinase, është tronditur dhe mërzitur shumë për vdekjen e së motrës, njofton shtëpia mbretërore.
Ajo ka anuluar të gjitha angazhimet, përfshirë edhe një vizitë shtetërore në Estoni, Letoni e Lituani që ishin paraparë për javën e ardhshme.
Zorreguieta ishte një psikologe që punonte për një zyre të politikave sociale në zyrën e presidentit.
Máxima kishte një marrëdhënie të ngushtë me motrën e saj më të vogël, e cila ishte edhe shoqëruese e nuses në martesën e saj dhe kumbarë e Ariane, fëmija i tretë i çiftit mbretëror holandez./Arbresh.info/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së