Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën, duke shkaktuar më shumë se 248 viktima.
Ushtarët janë vënë në operacione të kërkim-shpëtimit gjatë tërë natës, transmeton portali arbresh.info
Adriana D’Fargo, vajza e së cilës nuk gjendej, ishte e dëshpëruar të dëgjonte lajme për të, raporton Reuters.
“Ata vazhdojnë të nxjerrin fëmijë, por ne nuk dimë asgjë për vajzën time”, tha ajo.
Tre të mbijetuar janë gjetur në mesnatë.
Në fund edhe vajza e saj është gjetur mes rrënojash.
Presidenti Enrique Peña Nieto ka thënë se më shumë se 20 fëmijë kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën