Një nëndetëse e humbur gjermane që thuhet se ka dërguar udhëheqësin nazist në Amerikën e Jugut është gjetur pas afro 73 vjetësh.
U-3523 ishte një nga nëndetëset e tipit XXI të Hitlerit, një dizajn i ri dhe i avancuar që ishte vonë për të ndaluar fitoren e aleatëve, transmeton portali arbresh.info.
Ishte klasa e parë e barkave të dizajnuara për të lundruar në periudha të gjata kohore dhe kishte një rreze që lejonte të lundronte non-stop deri në Amerikën Jugore.
U-3523 mendohej se ishte fundosur nga një sulm britanik i Liberatorit B24 më 6 maj 1945, por pamundësia për të gjetur rrënojat nxiti thashetheme se ajo kishte ikur.
Rrënojat e nëndetëses janë gjetur dhjetë milje detare në veri të Skagen – qyteti më verior i Danimarkës – dhe nëntë milje në perëndim të pozicionit të raportuar nga bombarduesi britanik.
Muzeu i Luftës së Detit të Danimarkës, i cili gjeti nëndetëse, tha se nuk kishte dëshmi se po ikte me udhëheqës nazistë ose plaçkë, transmeton arbresh.info.
Ishin dokumentet e publikuara të inteligjencës amerikane ato që nxitën pretendime që udhëheqësia naziste, përfshirë vetë Hitlerin kishin ikur në Amerikën Jugore në ditët e fundit të luftës.
Një dosje e CIA-s e datës 3 tetor 1955, bëri akuza nga një ish-ushtar i SS, i quajtur Phillip Citroen, se Hitleri ishte fshehur në Kolumbi dhe më vonë në Argjentinë.
Ushtari madje kishte një foto të vitit 1954 në qytetin kolumbian të Tunjas, ku thuhet se shihet ai me Hitlerin.
Ndërkohë një dosje nga arkivat e FBI-së, të datës 21 shtator 1945, ksihte detaje të dëshmitarëve okularë që Hitleri kishte arritur në Argjentinë me nëndetëse dy javë e gjysmë pas rënies së Berlinit.
Megjithatë zbulimi i ri dëshmon se U-3523 kurrë nuk e bëri udhëtimin dhe u mbyt me të gjithë 58 anëtarët e ekuipazhit./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...