Rrënojat e nëndetëses së zhdukur me 44 anëtarë të ekuipazhit në bord janë gjetur, sipas marinës argjentinase.
Nëndetësja ARA San Juan u zhduk 430 kilometra jashtë bregut të Argjentinës me 15 nëntor 2017, transmeton portali arbresh.info.
Marina ndaloi misionin e saj të shpëtimit dy javë pas zhdukjes së nëndetëses.
Megjithatë, një vit e një ditë pasi u zhdukën, zyrtarët njoftuan se ishte gjetur 800 metra nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.
Sipas një shkrimi nga marina argjentinase, ARA San Juan ishte identifikuar pozitivisht nën ujë nga një kompani amerikane.
Marina kishte ndarë më parë një fotografi nga shtrati i detit, duke sugjeruar se një objekt i gjatë 60 metra mund të ishte nëndetësja e zhdukur.
Të afërmit u mblodhën për të kujtuar të dashurit e tyre më parë këtë javë, ndërsa presidenti Mauricio Macri premtoi të vazhdojë kërkimin për nëndetëse./Arbresh.info/
https://twitter.com/Armada_Arg/status/1063259859511115776?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1063259859511115776&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-latin-america-46245686
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani