Një londinez i cili është zhdukur prej dy vitesh është bërë i gjallë në Turqi, pasi kishte jetuar me Shtetin Islamik në kryeqytetin e tyre de facto të Raqqas me bashkëshorten e tij britanike.
Stefan Aristidou, i cili është rritur në Enfield të Londrës, është bërë e ditur se u ka thënë autoriteteve turke se kishte shkuar në Siri jo për luftuar, por për t’u ‘rehatuar’, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/nmepaul/status/857510947979755525?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fuk%2F386304-missing-syria-isis-turkey%2F%3Futm_source%3Drss%26utm_medium%3Drss%26utm_campaign%3DRSS
Në prill të vitit 2015, Aristidou, i cili është me origjinë greke ateroi në aeroportin Larnaca në juglindje të Qipros. Shtatë ditë më vonë ai u “zhduk”.
Ndërkohë në Britani familja e tij nuk dinte gjë prej dy vitesh, përkundër lutjeve të dëshpëruara përmes organizatave të personave të zhdukur dhe mediave sociale.
Këtë javë, shtetasi britanik u gjurmua në qytetin turk Kilis, tre milje nga kufiri sirian dhe rreth 43 milje nga Aleppo. Ai u kap me një grua britanike me prejardhje nga Bangladeshi e identifikuar si gruaja e tij. Një amerikan u arrestua gjithashtu.
Rreth 850 luftëtarë të huaj kanë udhëtuar nga Britania e Madhe në Siri dhe Irak për të luftuar me IS dhe grupet e tjera xhihadiste./Arbresh.info
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...