Zëvendës kreu i departamentit të kërkimit dhe zhvillimit të ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit, i cili drejtoi prodhimin e raketave, u gjet i vdekur në një hotel në Pingtung, në jug të Tajvanit.
Ou Yang Li-hsing, zëvendëskryetar i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan në pronësi ushtarake, kishte vdekur në një dhomë hoteli në Tajvanin jugor, raportoi CNA.
Autoritetet thanë se 57-vjeçari Ou Yang vdiq nga një atak në zemër dhe dhoma e hotelit nuk tregoi asnjë shenjë të ndonjë ‘ndërhyrjeje’, Familjarët kanë konfirmuar se i ndjeri kishte probleme me zemër dhe kishte një stent kardiak, raporton reuters.
Ou Yang, i cili ishte përgjegjës për projekte të ndryshme të prodhimit të raketave, ishte në një udhëtim pune në Pingtung.
Institucioni në pronësi të ushtrisë po punon për më shumë se dyfishimin e kapacitetit të tij vjetor të prodhimit të raketave në afërsisht 500 këtë vit pasi ishulli forcon fuqinë e tij luftarake mes asaj që e sheh si një kërcënim ushtarak në rritje nga Kina.
Tajvani miratoi vitin e kaluar shpenzime shtesë ushtarake prej 240 miliardë TUS (8.6 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme pasi tensionet me Kinën, e cila pretendon se ishulli është territori i tij, janë rritur ditëve të fundit pas vizitës së kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi. /Telegrafi/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...