Gjendet i vdekur një politikan rus

12:03 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Hetuesit rusë janë duke hetuar vdekjen e një politikan i cili u gjet i vdekur në një palestër në Shën Peterburg.

Vadim Tyulpanov, një anëtar i dhomës së lartë në parlamentin rus ka vdekur vetëm disa orë pasi u fotografua duke vendosur lule tek viktimat e sulmit terrorist në metro, transmeton portali arbresh.info.

Komiteti hetues i Rusisë ka nisur kontrollet para hetimit në atë që thuhet te ketë qenë një aksident.

Raportimet lokale pretendojnë se Tyulpanov “ka rrëshqitur në banjë dhe ka goditur kokën e tij”, duke e thyer kafkën.

Muajin e kaluar një politikan rus është vrarë në Ukrainë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme