Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në në det në ishullin Symi në Greqi.
Autoritetet greke kanë konfirmuar se në ishullin Symi është gjetur trupi i një njeriu që besohet të jetë prezantuesi i zhdukur britanik Michael Mosley .
Mosley humbi kontaktet me të afërmit pasi shkoi për një shëtitje në bregdet në ishull.
“Ai është gjetur në zonën e Ayia Marina,” i tha Guardian nënkryetari i bashkisë së ishullit Nikitas Grillas. “Unë mund të konfirmoj se është ai.”
Zbulimi erdhi në ditën e pestë të një operacioni masiv ajror, tokësor dhe detar për të gjetur prezantuesin televiziv.
Mosley, 67 vjeç, u pa për herë të fundit kur u nis për shëtitje përgjatë plazhit të Shën Nikolasit në ishullin Symi në orën 13:30 me kohën lokale të mërkurën.
Gruaja e tij, Dr Clare Bailey, ngriti alarmin pasi ai nuk u kthye në orën 19:30. Një operacion kërkim-shpëtimi filloi për të gjetur mjekun, i cili njihet më së shumti për paraqitjet e tij në The One Show dhe This Morning.
Në kërkim përfshiheshin policë, zjarrfikës, qen të trajnuar posaçërisht, vullnetarë dhe një dron. Policia po punonte mbi supozimin se Mosley mund të ishte prekur nga nxehtësia dhe të kishte rrëshqitur dhe rënë, ndoshta nga një lartësi.
Spekulohet se ai mund të ketë pësuar marrje mendsh ose është penguar, duke çuar në rënien në det, ku më pas është marrë nga rryma./rtsha.l
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...