Kryebashkiaku i Seulit, Park Won-soon është gjetur i vdekur nga policia.
Pas kërkimit masiv që u bë oficerë policie e dron, Won-soon u gjet pa shenja jete në veri të kryeqytetit, transmeton portali arbresh.info.
Ai u shpall i zhdukur pas mesazhit zanor që i la të bijës që dukej si një testament.
Vajza e tij e thirri policinë të enjten pasdite dhe tha se babai i saj la një mesazh “si testament” para se të linte shtëpinë e tyre katër deri në pesë orë më parë, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.
Vajza nuk sqaroi përmbajtjen e mesazhit, tha një nga oficerët në Agjencinë e Policisë Metropolitane të Seulit që është përgjegjës për operacionin e kërkimit të Parkut.
Vajza tha që ajo vendosi të telefononte policinë sepse nuk mund të arrinte te babai i saj në telefon, tha oficeri, duke kërkuar anonimitet, sepse nuk ishte e autorizuar të fliste në media për këtë çështje.
Rreth 150 oficerë, një dron dhe një qen policie janë mobilizuar, sipas policisë.
Kim Ji-hyeong, një zyrtar nga Qeveria Metropolitane e Seulit, konfirmoi që Parku nuk u paraqit për punë të enjten për arsye të paqartë dhe anuloi të gjitha oraret e tij, duke përfshirë një takim me një zyrtar presidencial në zyrën e tij të Bashkisë së Seulit./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin