Google ADS

Gjendet i vdekur diplomati amerikan në Madagaskar

18:27 | 25 Shtator 2018
Arbresh.info

Kanë nisur hetimet, pasi një oficer amerikan i shërbimit të jashtëm është gjetur i vdekur në Madagaskar, thotë departamenti amerikan i shtetit.

Oficeri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është gjetur në rezidencën e tij gjatë së premtes, thuhet në deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

Një i dyshuar është në paraburgim dhe zyrtarët amerikanë e madagaskanë janë duke hetuar.

Një person është kapur duke bërë përpjekje të kalojë gardhin gjersa po ikte nga shtëpia, tha një zëdhënës policor për AFP.

Vendi ishull, jashtë bregut juglindor të Afrikës ka përjetuar jo stabilitet politik vazhdimisht dhe është një prej vendeve më të varfra në botë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme