Gjendet i vdekur ambasadori rus në Sudan

23:09 | 23 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Ambasadori i Rusisë në Sudan, Mirgayas Shirinskiy, u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Khartoum, ka njoftuar policia sudaneze.

Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur, por Shirinskiy ishte i njohur të ketë vuajtur nga presioni i lartë i gjakut, tha një zëdhënës i policisë për Reuters, transmeton portali arbresh.info

Përmes një deklarate, Ministra e jashtme e Sudanit i ka shprehur ngushëllime Rusisë  dhe ka vlerësuar përpjekjet diplomatike të ambasadorit të ndjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme