Një pilot rus i zhdukur i cili besohej të ishte i vdekur, pasi avioni i tij ishte rrëzuar tre dekada më parë gjatë intervenimit sovjetik në Afganistan, tani është gjetur i gjallë e i shëndoshë.
“Ai është ende gjallë. Është mbresëlënëse. Tani ai ka nevojë për ndihmë”, tha kreu rus i shoqatës së paratrupave, Valery Vostrotin për RIA Novosti.
Vostrotin, i cili kryeson anën ruse të një komisioni të përbashkët ruso-amerikan ndaj të burgosurve të luftës dhe ushtarëve të humbur në veprim, refuzoi të emërojë pilotin për arsye konfidencialiteti, transmeton portali arbresh.info.
Burri i cili u rrëzua në vitin 1987 dhe tani ka të ngjarë të jetë mbi 60 vjeç, tha për agjencinë e lajmeve nënkryetari i organizatës së veteranëve, Vëllezërit e Betejës, Vyacheslav Kalinin.
Ai sugjeroi se piloti mund të jetë në Pakistan, ku Afganistani kishte kampe për të burgosurit e luftës dhe tha se donte të kthehej në shtëpi.
RIA Novosti raportoi se 125 avionë sovjetikë u qëlluan në Afganistan gjatë luftës midis viteve 1979 dhe 1989. Kur trupat sovjetike u tërhoqën në vitin 1989, rreth 300 ushtarë u renditën si të zhdukur. Që atëherë, 30 janë gjetur dhe shumica janë kthyer në vendet e tyre të origjinës./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?