Një grua nga Britania e Madhe që ka punuar në ambasadën britanike në Berjut është gjetur e vdekur, ka raportuar policia libaneze.
Trupi i Rebecca Dykes u gjet në anën e një autostrade të shtunën, transmeton portali arbresh.info
Sipas “BBC” dyshohet se gruaja është vrarë, megjithatë policia nuk ka dhënë asgjë konkrete.
Familja e të ndjerës përmes një deklaratë kanë theksuar se janë “të shkatërruar nga humbja e Rebekës” dhe se “po bëjmë gjithçka që mundemi për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”.
Ata kanë kërkuar nga mediat që të respektohet privatësia.
Dykes kishte punuar në Bejrut si drejtoreshë e programit dhe politikës për Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar që nga janari 2017./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...