Google ADS

Gjendet e vdekur aktivistja pakistaneze

08:20 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Karima Mehrab, një aktiviste pakistaneze e të drejtave të njeriut e cila u arratis nga Pakistani në Kanada më 2015 është gjetur e vdekur në Toronto.

Mehrab u zhduk në afërsi të Liqenit Ontario të dielën, transmeton portali arbresh.info

Trupi i 37-vjeçares u gjet në afërsi të bregdetit të Torontos të hënën.

Mehrab, gjithashtu e njohur si Karima Baloch ishte një kritike e të abuzimeve të të drejtave të njeriut në Pakistan dhe një mbështetëse e autonomisë për Balochistanin, rajoni jugperëndim i Pakistanit.

Rajoni ka qenë duke u marrë me nivele të ndryshme të kryengritjes dhe ka qenë dëshmitar i një numri sulmesh terroriste në 15 vitet e fundit.

Ndërkohë, separatistët e Baloch-ut kanë luftuar shtetin pakistanez, duke kërkuar të ndajnë atë që ata e shohin si atdheun e tyre nga Republika Islamike.

Karima Baloch ishte gjithashtu kritike ndaj ISI, agjencia e inteligjencës e Pakistanit, e cila është akuzuar për rrëmbimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut brenda Pakistanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme