Gjendet e vdekur 51-vjeçarja nga Kosova që ishte zhdukur në Zvicër

12:35 | 15 Korrik 2021
A. B.

Është gjetur pa shenja jete 51 vjeçarja nga Kosova, Alije Veseli që ishte zhdukur me 7 qershor të vitit 2021.

Sipas polizeitcker.ch, personi i zhdukur u gjetë e vdekur më 9 korrik.

Ndër të tjerash është theksuar se në këtë rast nuk ka indikacione të ndikimit të palës së tretë.

Në Emmen, Kantoni i Lucernit familjarët kishin njoftuar se Alije Veselit është zhdukur, që nga e hëna në mëngjes e datës 7 qershor.

51 vjeçarja njoftohet se ishte larguar nga vendbanimin i saj në mes orës 06:10 dhe 09:45 të mëngjesit. Vendodhja e saj nuk ishte ditur që nga ajo kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme