Një grua është gjetur e gjallë pas më shumë se dy javësh e zhdukur në Maui të Hawaiit.
Amanda Eller, 35 vjeçe është parë së fundmi me 8 maj, transmeton portali arbresh.info.
Familjarë dhe miq nisën një përpjekje për ta kërkuar dhe madje ofruan para për kthimin e saj të sigurtë.
Eller është gjetur të premten duke i bërë me dorë helikopterit të shpëtimit.
Raportimet thonë se ajo është humbur dhe lënduar gjersa po ngjitej në një mal në këtë zonë.
Fotografitë e tregojnë atë të lënduar lehtë dhe të baltosur, mirëpo duke buzëqeshur pasi u gjet.
Sipas mediave lokale ajo ka humbur peshë, por mund të ketë mbetur gjallë duke u ushqyer me manaferra dhe burime lokale të ujit./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...