Gjendet bomba e pashpërthyer në terrenin ushtrues të Tottenham Hotspur

19:09 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Terreni ushtrues i Tottenham Hotspur është evakuuar pas gjetjes së bombës së Luftës së Dytë Botërore.

Njësitet e çmontimit të bombave janë në vendin e ngjarjes, ndërsa pajisja e pashpërthyer është larguar, transmeton portali arbresh.info

Rrugët rreth stadiumit janë mbyllur, ndërsa policia ka vendosur kordonët.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane konfirmoi se disa shtëpi të banuara janë evakuuar si një masë paraprake./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme