Google ADS

Gjendet bomba e L2B, evakuohen 70 mijë persona

18:09 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Policia gjermane do të evakuojë rreth 70 mijë persona nga shtëpitë e tyre pasi është gjetur një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Frankfurt.

Ky do të jetë një nga operacionet më të mëdha të kryera në Gjermani që nga lufta, transmeton portali arbresh.info

Bomba 1.4 tonë, prodhim britanik, e njohur për kapacitetin për të zhdukur një rrugë të tërë, u gjet pranë Universitetit Goethe në Frankfurt.

Universiteti, banka qendrore dhe spitalet gjithashtu do të evakuohen.

Policia tha se bomba ishte një HC 4000, një lloj i përdorur në sulme ajrore nga forcat britanike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme