Janë gjetur rrënojat e aeroplanmbajtësit amerikan që u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore jashtë brigjeve të Australisë.
USS Lexington u lokalizua në thellësi prej 3 kilometrash në Detin Koral, rreth 800 km jashtë bregut lindor të Australisë, transmeton portali arbresh.info
Anija kishte humbur në Betejën e Detit të Koraleve nga 4-8 maj 1942. Më shumë se 200 anëtarë ekuipazhi vdiqën duke luftuar.
Marina amerikane konfirmoi që anija është gjetur nga një ekip kërkimi udhëhequr nga bashkëthemeluesi i Microsoftit Paul Allen.
Nga fotografitë e shfaqura rrënojat janë të ruajtura mirë.
Zbulimi i Lexingtonit, së bashku me 11 nga 35 avionët e saj, u bë nga kompania e zotit Allen, Vulcan, të dielën.
Beteja e Detit të Koraleve konsiderohet një moment kyç në ndalimin e përparimit të Japonisë në Paqësor gjatë luftës.
Lexington u fundos nga forcat amerikane pasi u godit nga disa silurë japonezë dhe bomba gjatë betejës.
Marina amerikane tha se 216 anëtarë të ekuipazhit vdiqën pasi anija u sulmua. Më shumë se 2.000 të tjerë u shpëtuan./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...