Google ADS

Gjenden 3 trupa të coptuar në Meksikën jugore

21:13 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Policia në shtetin jugor Guerrero të Meksikës kanë gjetur trupat e tre persona në një autostradë.

Kokat e prera dhe trupat e copëtuar janë gjetur në autostradën kryesore në Chilpancingo, transmeton portali arbresh.info.

Zëdhënsi i policisë ka bërë të ditur se trupat e viktimave janë të dy burrave dhe të një gruaje.

Zëdhënësi Roberto Alvarez tha se hetuesit janë duke punuar për të gjetur identitetin e viktimave. Alvarez tha se në trupat e viktimave ka shenja se vrasja është kryer si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të bandave të drogës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme