Trupat e të paktën 74 emigrantëve janë gjetur në brigjet e Libisë, raporton një zyrtar i Gjysmëhënës të Kuqe në Libi.
Ai ka theksuar pothujase të gjithë emigrantët janë pa dokumenta dhe nuk dihet identiteti i tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Emigrantët ngjajnë të jenë nga Afrika, duke përfshirë edhe tre gra”, ka thënë Muhannad Karima, zyrtar i Gjysmëhënës të Kuqe në Libi. “Trupat ende nuk janë varrosur”, shtoi ai.
Ai ka shtuar se disa trupa vazhdojnë të mbeten në det, pasi ekipi nuk ka paisjet e nevojshme për të tërhequr ato.
Në vitet e fundit, bregdeti libian ka shërbyer si pikë tranziti për emigrantët pa dokumenta, kryesisht nga Afrika. Emigrantët e kanë përdorur këtë rrugë me shpresën për të kaluar nga Deti Mesdhe në Evropë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...