Google ADS

Gjenden trupat e 42 personave në Meksikë

08:35 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

Autoritetet meksikane kanë gjetur mbetjet mortore të 42 personave në një parking të braktisur në veri të shtetit të Sonorës, ka thënë një grup për gjetjen e njerëzve.

“Ky ishte i fundit që ne mund të gjenim, ata na kanë ndaluar të kërkojmë sepse ka pasur shumë trupa”, tha Ceci Flores, drejtuesi i Madres Buscadoras de Sonora, një grup nënash në Sonora duke u përpjekur të lokalizojnë të dashurit e humbur, transmeton portali arbresh.info.

Skelete të 40 personave dhe dy kufomave të fundit u zbuluan nga zyrtarët dhe grupi i nënave gjatë kontrolleve për persona të zhdukur pranë qytetit turistik Puerto Penasco, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm për Sonora në një deklaratë.

Zyrtarët janë duke punuar për të vendosur identitetin dhe shkaqet e vdekjes.

Flores, e cila ka katër vjet në kërkim të njërit prej djemve të saj, formoi grupin në maj kur një djalë i dytë u zhduk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme