Mbi 2,000 njerëz u evakuan dje nga një vendpushim plazhi në Poloni, pasi ekspertët e marinës hoqën tre bomba të Luftës së Dytë Botërore nga deti, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info.
Raportet thanë se në tre bomba gjermane që u gjetën pranë bregut, u zbuluan rreth 900 kg eksplozivë.
Kolobrzeg, i cili ishte pjesë e Gjermanisë gjatë luftës, ishte vendi i luftimeve të ashpra në fazën e fundit të luftës.
Zëdhënësi i njësisë së marinës Jacek Kwiatkowski tha se bombat u nxorrën nga deti dhe u vendosën mbi një kamion me platformë të sheshtë për t’i testuar dhe shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.
Ushtarët mbikqyrnin procesin që zgjati disa orë dhe që shkaktoi që 5.6 milje të plazhit të mbyllej gjatë këtij operacionit.
Rrugët lokale, hekurudhat dhe hapësira ajrore gjithashtu u mbyllën.
Zyrtari i qytetit, Kolobrzeg Dariusz Trzeciak, tha se rreth 2.000 banorë dhe 200 pushues u evakuan në makinat e tyre ose në autobusë dhe më vonë u lejuan të ktheheshin.
Çdo bombë peshonte rreth 300kg dhe rrezet e tyre të ndikimit u vlerësuan në 1.2 milje.
Trzeciak shtoi: ‘Nëse diçka do të shkonte gabuar, pasojat do të ishin të paimagjinueshme’./arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë