Policia anti-terrorizëm është duke hetuar mbi gjetjen e tre bombave të gjetura prandë dy aeroporteve të Londrës, si dhe një stacion hekurudhor.
Policia Metropolitane e Londrës tha se “tre paketa të dyshimta” u zbuluan pranë stacionit hekurudhor Waterloo, si dhe në aeroportet Heathroë dhe London City, ndërsa po hetohet lidhshmëria mes tyre, transmeton portali arbresh.info
Paisja e parë u gjet vetëm para orës 10 në një vend afër aeroportit kryesor në Londër. Në orën 11.40 të mëngjesit, Policia Britanike e Transportit u thirr për të hetuar një paketë tjetër të gjetur në dhomën e postës në stacionin Waterloo. Në orën 12.10, policia iu përgjigj një telefonate tjetër në Shtëpinë e Aviacionit të Qytetit jashtë aeroportit të Londrës.
Ende nuk janë dhënë detaje mbi rastin, ndërsa autoritete kanë bërë të ditur se trenat dhe aeroplanët janë duke funksionuar sipas orarit./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...