Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një pronë rurale në atë që raportohet një vrasje masive, më e keqja në historinë e Australisë që nga viti 1996.
Trupat e katër fëmijëve dhe tre të rriturve u gjetën në qytezën Osmington në Australinë Perëndimore, transmeton portali arbresh.info.
Tri gjenerata të familjes së njëjtë ishin në mesin e viktimave, raporton ABC News.
Policia ende nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për vrasje-vetëvrasje.
Zyrtarët megjithatë thanë se dy armë zjarri u gjetën në vendngjarje dhe thanë se nuk kishte kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë publike./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...