Google ADS

Gjenden mbetje njerëzore në kanoçet e Coca Colas

09:31 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Policia ka nisur hetimet pas një zbulimi të tmerrshëm të mbetjeve njerëzore në një dërgesë kanoçesh që do të përdoreshin në fabrikën e Coca Colas në Irlandën e Veriut.

Punonjësit e fabrikës u tronditën javën e kaluar kur bënë zbulimin e tmerrshëm brenda një numri kanoçesh në linjën e prodhimit, transmeton portali arbresh.info.

“Ishte absolutisht e tmerrshme, makinat duhej të ndaleshin për 15 orë për t’u pastruar”, një burim tha për gazetën Belfast Telegraph.

Gjiganti i pijeve joalkoolike insiston që problemi është identifikuar “menjëherë” dhe nuk kishte ndikim në produkte që janë në shitje.

Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA) ka thënë se nuk ka dëshmi për të sugjeruar që kanoçet e prekura kanë arritur dyqanet në Irlandën e Veriut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme